75 Mall Live Search
23:51 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Moderatorja shqiptare e ‘ngacmon’ Encën pas publikimit të videoklipit të ri

Enca Haxhia sot ka publikuar këngën e saj të re me titull “Ku mete”.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku, madje u komentua shumë edhe për videoklipin që e shoqëron, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi aty shfaqet Enca duke ekspozuar linjat e saj bombastike trupore, e shoqëruar nga një model i cili e kishte mjaft të ‘vështirë’ ti rezistonte bukurisë së saj.

Këtë gjë e ka vërejtur edhe moderatorja shqiptare Albana Osmani e cila i ka komentuar në llogarinë e Encës në Instagram duke i shkruar: “Me zor po i rrinë sytë në vend modelit në klip, urime ty dhe të gjithëve”.

Ky koment i saj ka marrë shumë pëlqime nga miliona ndjekës të Encës nëpër rrjetet sociale. /IndeksOnline/