75 Mall Live Search
18:54 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Moderatorja shqiptare – e infektuar me Covid-19, flet për gjendjen e saj

Moderatorja e njohur Megi Pojani është infektuar me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë moderatorja, pasi këtë puntatë të rubrikës që ajo drejton në “E diell”, “Maskat”, nuk ishte e pranishme në studio.

“Pjesëmarrja” e saj u arrit me anë të lidhjes direkte dhe në moderim u ndihmua nga Edi Manushi. Megi theksoi se ndodhet në karantinë dhe gjendja e saj shëndetësore nuk është e komplikuar.

Ndërkohë “Maskat” filloi si zakonisht, me një juri për të gjetur personazhin që fshihet pas maskave.