09:45 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Moderatorja shqiptare mesazh të rinjve: Vaksinohuni, mos u bëni egoistë

Moderatorja e njohur Lei Kraja ka përcjellë një mesazh sensibilizues për vaksinimin kundër COVID. Mesazhi i saj është ndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Bukuroshja e ekranit thotë se refuzimi i vaksinës është egoizëm pasi nuk mund të rrezikosh të tjerët por duhet të mendosh për njerëzit e dashur apo edhe për ata që takojmë rastësisht.

“Të mos  vaksinohemi ne të rinjtë është egoizëm në maksimum. Nuk mund të rrezikosh të tjerët, duhet të mendosh për njerëzit e dashur por edhe për një person që takon rastësisht.

Pse do ta kesh ti në ndërgjegje? Ne nuk duhet të jemi kaq egoistë, sidomos me çfarë kemi kaluar”, mbyllet mesazhi i moderatores.