Moderatorja shqiptare ngacmon publikisht aktorin turk, ky i fundit ia kthen me të njëjtën monedhë

Aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman është padyshim një ndër aktorët më të suksesshëm dhe më të dashur jo vetëm në Turqi, por edhe më gjerë.
Yaman të cilin aktualisht e shohim në serialin e ri “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel, është mjaft i njohur edhe në vendin tonë.

Aktori 30 vjeçar që është mjaft i ndjekur edhe në Instagram së ka publikuar një video nga seriali duke marr komente të shumta.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve shqiptarë është një koment i bërë nga moderatorja Eva Murati.

Prezantuesja nga Shqipëria i ka komentuar dy emoji, duke lënë të kuptohet se e ndjek “Bay Yanlis” dhe mendon që është “zjarr”.
Nuk ka munguar përgjigja e menjëhershme e aktorit, duke i replikuar po ashtu me dy emoji, si për t’i thënë: “Faleminderit yll!”

Megjithatë nuk dihet nëse dyshja kanë kontakt me njëri-tjetrin apo kthimi i komentit ishte thjeshtë një rastësi./Indeksonline/