09:50 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Moderatorja shqiptare “shndërrohet” në Kylie Jenner për “Halloween”-in

Festa e “Halloween”-it po afron dhe idetë të ndryshme për dukjen në natën e 31 tetorit kanë dhënë të famshmë të shumtë.

Edhe moderatorja shqiptare, Kiara Tito, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale kujdeset që çdo herë të sjellë diçka interesante dhe të veçantë, shkruan Indeksonline.

Kështu ndodhi edhe në përzgjedhjen e dukjes për festën e “Halloween”-it e cila zgjodhi të duket si një nga vajzat më të famshme në planet, Kylie Jenner.

Ndonëse Kiara nuk ka ndonjë ngjashmëri me yllin televiziv në jetën reale, ajo këtë herë kishte arritur që t’i përafrohej me dukej këtë herë.

Me flokë të gjata me ngjyrë të zezë dhe fustan të shkurtër “nude”, moderatorja dukej pothuajse identik me Kylie Jennerin.

Ndryshe, përveç si prezantuese, Kiara së fundi ka hapur “Vlogun” personal ku edhe po sjell video interesante nga përditshmëria./Indeksonline/