Modernizimi i shërbimeve laboratorike, nesër përurohen hapësirat e reja në Institutin e Anatomisë Patologjike
Mesditën e së premtës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të hapësirave të rinovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike, shkruan IndeksOnline.
Ky investim i ri synon të përmirësojë infrastrukturën dhe kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë, duke rritur kapacitetet e instituteve në fushën e diagnostikës patologjike. Projekti i rinovimit përfshin pajisje moderne, ambient më të sigurt dhe hapësira më funksionale për stafin dhe pacientët./IndeksOnline/

