75 Mall Live Search
08:04 / E Premte, 13 Mars 2026 / Z S

Modernizimi i shërbimeve laboratorike, sot përurohen hapësirat e reja në Institutin e Anatomisë Patologjike

Mesditën e së sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të hapësirave të rinovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike, shkruan IndeksOnline.

Ky investim i ri synon të përmirësojë infrastrukturën dhe kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë, duke rritur kapacitetet e instituteve në fushën e diagnostikës patologjike.

Projekti i rinovimit përfshin pajisje moderne, ambient më të sigurt dhe hapësira më funksionale për stafin dhe pacientët

Ceremonia nis nga ora 13:00./IndeksOnline/