11:28 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Modric e Rakitic me shokë mbledhin 70 mijë euro brenda 1 ore për të varfërit

”Vatreno Srce”, fondacioni humanitar i Federatës së Futbollit të Kroacisë, e cila është themeluar 10 vite më parë nga Slaven Bilic, ka organizuar një mbrëmje humanitare për herë të tretë.

Yjet kryesore të kësaj mbrëmje ishin futbollistët kroat, si Luka Modric, Ivan Perisic, e madje edhe trajneri i Kombëtares, Zlatko Dalic.

Përveç tyre, morën pjesë edhe figura tjera, sidomos nga politika, të cilët ndihmuan me shuma të mëdha parash, transmeton IndeksOnline.

Gjysma e shumës së grumbulluar do të alokohet te Klinika e Klaic, derisa gjysma tjetër do të dhurohet për ta ndihmuar shkollimin e fëmijëve pa përkujdesje familjare.

Kështu, u organizua një ”call center”, ku të gjithë donatarët u përgjigjën në telefonatat e qytetarëve, që gjithashtu kontribuan në këtë event.

Ky event do të zgjasë deri më 3 dhjetor, derisa gjatë darkës së djeshme, në ”call center”, pranuan rreth 60 mijë thirrje.

Për vetëm një orë, rreth 70 mijë mijë euro u grumbulluan nga ky fondacion./IndeksOnline/