12:17 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / B O

Modric e vazhdon kontratën me Realin nga bregdeti dhe jahti luksoz

Luka Modric ndodhet në pushime luksoze në Dubrovnik të Kroacisë. Por kjo nuk i ka prishur aspak punë atij që të vë nënshkrimin për zgjatjen e kontratës edhe për një vit me Real Madridin.

Ylli kroat ka refuzuar një ofertë miliona dollarësh nga Arabia sepse dëshiron të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në skuadrën e Ancelottit edhe për sezonin e ardhshëm.

Kroos, Nacho, Ceballos dhe Modric janë vetëm disa nga yjet që brenda pak ditëve kanë nënshkruar kontrata të reja me Real Madridin./Indeksonline/