Modric i gatshëm të zgjasë kontratën me Real Madridin
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Luka Modric është i gatshëm të zgjasë kontratën e Real Madridit deri në vitin 2021.
Toni Kroos dhe Nacho Fernandez kanë rënë dakord për kushtet e reja në Santiago Bernabeu dhe tashmë gjithashtu edhe fituesi i Topit të Artë , Luka Modric, thuhet se ka vendosur që të vazhdojë kontratën në Madrid.
Sipas raporteve të fundit kroati ka besimin e Zidane dhe ai pret që të shpërblehet për kontributin që e ka dhënë për skuadrën e Madridit. /IndeksOnline/