75 Mall Live Search
23:29 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / G T

Modric mori fanellën e Ramosit pas ndeshjes: Ai është vëllai im!

Skuadra e Real Madridit shënoi një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas me rezultatin minimal 1:0.

Luka Modric ishte golashënuesi i vetëm i këtij takimi me një supergol nga distanca, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, mesfushori kroat shkoi te lojtari kundërshtar, Sergio Ramos dhe shkëmbyen fanellat.

Image

“Kjo është fanella e tij. Ai është vëllai im. Njerëzit na gjykojnë sipas moshës, por ai është i jashtëzakonshëm. U lumturova pasi e pashë. Unë fola me të dje, ai ishte shumë i emocionuar. Është një legjend”, u shpreh pas ndeshjes Modric

Kujtojmë që Sergio Ramos ka kaluar momentet më të mira të karrierës me Real Madridin, duke fituar tituj të shumtë./Indeksonline/