75 Mall Live Search
19:49 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / Burim

Modric prezantohet te Milani, befason me numrin e fanellës që ka zgjedhur

Mesfushori kroat, Luka Modric, është prezantuar sot si futbollist i ri i AC Milanit.

38-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin italian, duke i dhënë fund aventurës së gjatë te Real Madrid, raporton IndeksOnline.

Modric gjatë prezantimti ka befasuar me numrin e fanellës që do ta bartë të klubi ‘kuq e zi’.

Ai do të bartë fanellën me numrin 14-të te kuqezinjtë, teksa pritet të sjellë klasin e tij në mesin e fushës së Milanit për sezonet e ardhshme.

Ky transferim shihet si një goditje e madhe nga drejtuesit e Milanit, të cilët po synojnë forcimin e skuadrës për të rikthyer në mesin e ekipeve më të mëdha në Evropë. /IndeksOnline/