17:48 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Modric rrezikon 5 vite burg, po e heton shteti i Kroacisë

Ylli kroat, Luka Modric rrezikon të dënohet me 5 vite burgim. Ylli i Real Madridit raportohet të ketë dhënë dëshmi të rreme në gjyqin që po mbahet ndaj ish menaxherit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic për fshehje të taksave.

Prokurorët thonë se zoti Modriç bëri një deklaratë të rremë në qershor të vitit 2017 ku nuk i tha siç janë detajet për transferimin e tij nga Dinamo Zagreb te Tottenham.

Në këtë pazar dyshiohet se janë fshehur më shumë se 15 milionë euro nga vëllëzërit Mamiq të cilët raportohet të kenë qenë në kontakt me Modric.

Gjyqi kroat i referohet Luka Modricit si i pandehur ndërsa e paralajmëron se nëse vërtetohet deklarata e tij si e rrejshme, ai mund të dënohet deri në 5 vite burg./Indeksonline/

Temat: