75 Mall Live Search
23:45 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Modric shumë i ashpër pas humbjes, premton fitore në ndeshjen e fundit

Mesfushori Luka Modric është një nga lojtarët më me eksperiencë te skuadra e Realit.

Ai u shfaq mjaft i ashpër pas humbjes me ekipin e Shakhtarit me rezultatin 2-0.

“E vështirë për ta shpjeguar, pasi ishim mirë në pjesën e parë dhe nuk shënuam dot. Kur ata shënuan, ne filluam të luajmë me nerva dhe është e vështirë, por kjo është gjendja. Krijojmë raste, por nuk shënojmë. Kur jemi në disavantazh, nuk reagojmë”, ka thënë fituesi i Topit të Artë pas ndeshjes.

“Nuk kemi vazhdimësi dhe duhet ta rregullojmë diçka të tillë sa më parë. Pas ndeshjes së Gladbach-Inter do të shohim se çfarë do të ndodhë. Luajmë në shtëpi dhe kur duhet që të fitojmë e kemi treguar se e bëjmë diçka të tillë”, tha kroati. /IndeksOnline/