75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / C E

Modric u ka dhuruar bashkëlojtarëve te Kroacia nga një Rolex, njëjtë bëri edhe te Real Madridi

Luka Modric ka qenë lekomotiva e kombëtares kroate në Kupën e Botës që zhvillohet në Katar.

Kapiteni është një motivim shtesë edhe për bashkëlojtarët të cilët e respektojnë shumë Brenda dhe jashtë fushës, shkruan Indeksonline.

Bashkëpunëtori i tij, Simon Bastiansen ka zbuluar se Modric u ka bërë nga një dhuratë, orë Daytona Rolex ari i kuq shokëve te kombëtarja dhe atyre te skuadra e Real Madrid.

Një orë e tillë kushton 40 mijë euro.

Por nuk ishin vetëm shokët e tij që morën dhurata, ai i bleu ato për shoferët e autobusëve, mjekët, fizioterapistët dhe asistentët.

Totali që Modric shpenzoi për dhuratat ishte rreth 2 milionë euro. /IndeksOnline/