75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / G T

Modrici pushim, Jashari pritet të luajë nga minuta e parë për Milanin

Skuadra e Milanit nesër luan ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Lazios.

Luka Modric pritet të pushojë për këtë takim, shkruan Indeksonline

Mediat në Itali dhe Kroaci raportojnë se vendin e mesfushorit pritet ta zë Ardon Jashari.

Jashari më në fund ka hapësirë për të luajtur nga minuta e parë te fanella “Kuqezi”.

Kujtojmë që nesër nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” zhvillohet ndeshja mes Lazios dhe Milanit./Indeksonline/