Modriq bëhet bashkëpronar i fabrikës së birrës së famshme

Kapiteni i Kombëtares kroate të futbollit dhe ylli i Real Madridit, Luka Modriq, do të bëhet bashkëpronar i fabrikës së famshme të birrës Bjellovar Zeppelin.
Lajmin e ka konfirmuar në Facebook-un e tij kryetari i Bashkisë së Bjelovarit, Dario Hrebak.

“Unë e di këtë për disa muaj. Tani është zyrtare. Unë e përgëzoj ekipin për birrën e madhe “Zeppelin Craft Brewery”, e preferuara ime personale dhe një nga më cilësoret në Kroaci. Fat i mirë për pronarët e rinj dhe zona jonë Veliko Korenovo do të jetë gati për zgjerime të mundshme të fabrikës së birrës dhe investime të reja”, shkroi Hrebak.
Birraria “Zeppelin Craft” është e njohur për prodhimin e birrave të pasterizuara dhe të pafiltruara të cilësisë së lartë, të cilat marrin vlerësimet më të mira të cilësisë dhe janë të kërkuara në të gjithë Kroacinë./Indeksonline/