Modriqi, Marcelo dhe Isco po trajnohen, gati për Atleticon?
Real Madridi ka bërë trajnimet para ndeshjes se nesërme ndaj rivalit, Atletico Madrid.
Gjatë këtyre trajnimeve kanë qenë edhe Modriqi, Marcelo dhe Isco, të cilët janë shëruar nga lëndimet dhe janë të gatshëm për të luajtur nesër.
Për tre lojtarët vendimi për të luajtur varet nga tekniku francez, Zinedine Zidane, transmeton Indeksonline.
Në trajnime kanë munguar vetëm Marco Asensio dhe Ferland Mendy të cilët mbesin të lënduar, ndërsa Rodrygo është duke u trajnuar me Real Madrid Castillen, pavarësisht golit të bukur ndaj Osasunes.
Reali është lider në La Liga dhe nesër do të ketë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Atletico Madridit, që gjendet në vendin e dytë në tabelë./Indeksonline/