75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 27 Maj 2025 / L K

Modriq zbulon idhullin e futbollit, tregon edhe muzikën e preferuar

Largimi i Luka Modriq shënoi fundin e një epoke të madhe për Real Madridin.

Të shtunën, Modriq luajti ndeshjen e fundit në Santiago Bernabeu për Realin, lamtumira e kroatit legjendar nga stadiumi ikonik ishte madhështore.

Përpara se t’u thoshte lamtumirë tifozëve në Santiago Bernabéu, Luka Modriq ishte mysafir i YouTuber-it spanjoll Delantero09, i cili ka 3.52 milionë abonentë.

Në një bisedë të relaksuar, Modriq iu përgjigj pyetjeve të shumta rreth futbollit, si edhe pyetjeve rreth jetës së tij private.

Kur u pyet për muzikën, Luka zbuloi se preferon të dëgjojë muzikën kroate.

“Unë dëgjoj këngë kroate, kohët e fundit kam dëgjuar ‘Thompson’ dhe ‘Crvena Jabuka’. Do të veçoja edhe një artist spanjoll, Modriq veçoi Quevedo-n, një nga muzikantët e rinj më të njohur atje”, ka thënë Modriq.

Modriq zbuloi se Zvonimir Boban është idhulli i tij i futbollit, dhe Francesco Totti ishte një nga lojtarët e tij të preferuar gjatë fëmijërisë./Indeksonline/