75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 23 Maj 2025 / G T

Modriqi largohet, Real Madridi kërkon zëvendësuesin te PSG-ja

Skuadra e Real Madridit është duke kërkuar një mesfushor, për të zëvendësuar Luka Modriqin, i cili konfirmoi largimin nga klubi spanjoll.

Siç raporton “Marca”, skuadra e Real Madridit është duke “hedhur” grepin te PSG-ja, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për mesfushorin Vitinha, që ka pasur një sezon fantastik me fanellën e klubit francez.

Vitinha është i paprekshëm te Paris Saint-Germaini, por një ofertë marrëmendëse ndoshta do ia ndryshonte mendjen lojtarit dhe klubit parisien.

25-vjeçari ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2029. Gjatë këtij edicioni në Ligue 1, portugezi ka bërë 29 paraqitje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/