Modriqi më i miri kroat? Boban: Vështirë të thuhet kjo!

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kroacisë, Zvonimir Boban, gjatë një interviste për “Cadena Ser”, foli edhe për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriq.
Kur u pyet se a është Luka futbollisti më i mirë kroat i të gjithave kohërave, ai u përgjigj: “Ai ka rezultate të mira. Është e vështirë të thuhet se kush është më i miri. Ai është një futbollist fantastik, unik që i ka treguar Kroacisë dhe mbarë botës futboll të jashtëzakonshëm.
“Një futbollist me inteligjencë të madhe, teknikë të shkëlyer dhe lexim të lojës”, u shpreh Boban
Kujtojmë që Modriq do jetë pjesë e Real Madridit deri në fund të këtij sezoni. Megjithatë flitet edhe për një kontratë të re./Indeksonline/