75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Moggi: Goditja më e madhe e Juventusit ishte, që nuk e bleu Lukakun

Juventusi arriti ta mposhtte Interin në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 2:1. Kjo fitore i dha “Zonjës së vjetër” pozitën e parë në renditje.

Një tjetër derbi që ishte midis këtyre dy klubeve, ishte në verë për transferimin e Romelu Lukakut, që përfundoi tek Interi.

U fol shumë se Interi e mposhti Juventusin, në garën për të marrë një nga sulmuesit që pritej të ishte një nga më të mirët, në Itali.

Pas derbit ka folur ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, i cili i ka thumbuar drejtuesi e zikaltërve për sulmuesin belg.

“Goditja më e madhe e Juventusit, këtë verë, ishte që nuk e transferoi Lukakun. Gjatë verës kishte disa thashetheme se belgu mund të kalonte te Juve, ndërsa Higuain te Interi”.

“Tashti të gjithë e kanë kuptuar se kush ka dalë i fituar nga kjo. Juventusi i mposhti ata brenda në ‘San Siro’, duke fituar pikërisht me një gol të Higuainit. Ata me siguri e kanë kuptuar se rruga për të garuar si të barabartë me bardhezinjtë, është ende shumë e gjatë”, ka thënë Moggi.