Mogherini: Çelësi i dialogut është tek Prishtina dhe Beogradi
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se Bashkimi Evropian po ndihmon mjaft shumë në lehtësimin e dialogut.
Këtë gjë Mogjerini e tha në një konferencë për media, duke shtuar se celësi kryesor qëndron midis Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Indeksonline.
“BE lehtëson dialogun, por çelësi kryesor qëndron midis Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Mogherini.
Më tej, ajo gjithashtu ka shtuar se Serbia ka bërë progres shumë të madh në rrugën e saj për në Bashkimin Evropian./Indeksonline/