14:08 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mogherini lëshon takimin për shkak të kërkesës së Haradinajt

Shefja e diplomacisë së jashtme në BE, Federica Mogherini ka lëshuar sallën ku po mbahej takimi i Këshillit për Stabiliizm Asociim në Bruksel.

Sic mëson Tanjug nga burimet e saja, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka këmbëngulur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun Prishtinë-Beograd, dhe kjo e ka bërë nervoz Mogherinin, e cila e ka marr si personale, pasi është ndërmjetësuese në dialog, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq pak para fillimit të këtij takimi, Mogherini dhe Haradinaj kishin paralajmëruar një konferencë të përbashkët për media, por e cila u anulua në momentin e fundit. /Indeksonline/