21:12 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit, të pranishëm edhe Thaçi e Vuçiq

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të zhvilloj nesër një darkë pune me liderët e vendeve të Ballkanit.

Në këtë takim që do të mbahet në mesditë, do të marr pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zhvillimet e fundit mes dy shteteve do të jetë njëra nga temat e këtij takimi, shkruan Indeksonline.

Pos Thaçit e Vuçiq, në takim do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiq. 

Kujtojmë se dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të mbajtur në Bruksel, presidenti Thaçi u ballafaqua me homologun serb, Aleksandër Vuçiq. /Indeksonline/