20:19 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mogherini pas takimit bën të ditur se për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiq (Foto)

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian,Federica Mogherini e cila bëri bashkë sot presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas përfundimit të takimit.

Sipas Mogherinit në takim ka pasur një diskutim intesiv dhe produktiv në mes dy palëve, raporton Indeksonline.

“Pati një diskutim intensiv dhe produktiv në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e përfaqësueses së BE-së.

Ndryshe presidenti Thaçi pas takimit ka deklaruar se ishte një takim juridik por mjaft i vështirë përderisa presidenti serb Vuçiq ka refuzuar të deklarohet para mediave kosovare./Indeksonline/