75 Mall Live Search
20:32 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Mogherini takohet me Vuçiqin

Ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ky takim po zhvillohet para takimit të përbashkët të tyre me Hashim Thaçin.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanqiq.

“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin”, ka shkruar Kocijanqiq.