75 Mall Live Search
18:49 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mogherini: Zgjerimi në Ballkan – çështje e pajtimit të Evropës

Shefja e diplomacisë evropiane në largim, Federica Mogherini, deklaroi sot se çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është një çështje e pajtimit dhe bashkimit të kontinentit evropian.

Duke folur për zbatimin e Strategjisë Globale të BE-së para Parlamentit Evropian, Mogherini vlerësoi se përafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është investim në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin evropian.