75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / G T

Mohamed Salah pasi u shpall më i miri në Premier League: Është diçka e veçantë, jam mirënjohës për ata që më votuan

Futbollisti i Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah mbrëmë fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.

Përmes rrjeteve sociale, Salah ka bërë një shkrim në rrjetet sociale duke falënderuar të gjithë ata që e votuan, shkruan Indeksonline

“Ky çmim shumë i veçantë ka një efekt të ndryshëm kur kemi një trofe të rëndësishëm që e shoqëron. Të qenit kampion është ajo që ka rëndësi dhe ne do të luftojmë për ta bërë këtë përsëri këtë sezon. Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj lojtarëve që votuan për mua”, u shpreh Salah

Kjo ishte hera e tretë në karrierë që Salah merr çmimin “PFA”, duke u bërë poashtu lojtari me më së shumti trofe të tillë në histori të Premier League me (3).

Nga dy çmime të tilla, janë: Kevin De Bruyne, Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Thierry Henry./Indeksonline/