Mohammed Kudusin e lëshojnë nervat, e godet me shuplaka kundërshtarin (VIDEO)

Futbollistin e West Ham, Mohammed Kudus, e kanë lëshuar nervat në ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Ai ka goditur me shuplaka kundërshtarin e tij Micky Van De Ven.
Për këtë gjest, Kudus është ndeshkuar me karton të kuq nga gjyqtari kryesor, pas rishikimit nga VAR.
Tottenhami shënoi fitore ndaj West Hamit, me rezultat 4-1./IndeksOnline/