Mohoi lidhjen me Semin, detaje që zbulojnë të vërtetën

Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj ishin prej disa muajsh në fokus të medias dhe publikut pasi sollën bashkëpunimin e tyre muzikor.
Disa pamje të publikuara nga paparazzi-t tregonin dyshen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe dyshimet për një lidhje dashurie u forcuan.

Pak muaj pas këtyre aludimeve, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtarët i kanë dhënë fund lidhjes së tyre por kanë vendosur të mbeten miq dhe ndarja ka qenë paqësore dhe mirëkuptuese nga të dyja palët.
Së fundmi i ftuar në Prive reperi ka folur rreth kësaj teme duke mohuar se kanë qenë në lidhje dhe duke thënë se ishin dhe janë vetëm kolegë.
“Kolege prej ditës zero. Keni gabuar pak”, u shpreh ai.
Por deklarata e tij nuk është se u besua pasi faktet tregojnë të kundërtën.
Së pari, Semi dhe Roni nuk ndiqen më në Instagram.


Së dyti, Roni ka fshirë nga Instagrami i tij çdo foto me artisten, përfshirë edhe promon e bashkëpunimit të tyre. Ndërsa Semi vazhdon t’i ketë në profilin e saj.
E habitshme…
