75 Mall Live Search
12:42 / E Diele, 27 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Mohoi zërat për lidhje,po ditëlindjen Kristi e priti me ish-banoren e “BBV”

Kristi Aliaj qenka shenja e Virgjëreshës në horoskop, e sot feston ditëlindjen e 32-të.

Duket se kjo ditë e veçantë nuk e ka gjetur vetëm, por në shoqëri të mirë. Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Dea Mishel ishte pranë Kristit në ditën e tij speciale.

Mesa kuptojmë nga postimet e dyshes në Instagram, ata kanë qenë në një anije duke pritur ditëlindjen e Kristit.

Kjo pasi Dea postoi një foto të tij me tortë, ku e uron publikisht. Nuk dihet nëse me ta kanë qenë edhe persona të tjerë, por Kristi nuk ka bërë asnjë ripostim tjetër përveç Deas.