75 Mall Live Search
16:48 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mohon krimet në Kosovë, prifti nacionalist serb këndon në Durrës

Faqja ‘Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks’ ka denoncuar Kishen Shqiptare të kapur nga grekët, të cilët kanë ftuar në Durrës, popin serb Igor Zirojevic, të këndojë në kishën shqiptare.

Dihet shumë mirë qëndrimi i Kishës Fashiste Serbe ndaj kombit shqiptar që nëprogramin e tyre prioritet kanë zhdukjen e shqiptarëve.

“Është antikishtare dhe antishqiptare që t’i lejohet një prifti nacionalist serb të këndojë në kishën tonë në Durrës, në meshën e sotme atje. Nuk është thjesht nacionalist, por klerik antishqiptar, sepse mohon krimet kundër shqiptarëve në Kosovë, siç duket në postimet që shpërndan në profilin e tij”, thuhet në deklaratën e faqes që ndjekë frymën e Fan Nolit. /IndeksOnline/