09:32 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Mohuan romancën, por Lady Gaga tradhtohet nga buzëkuqi

Që nga koha kur ata u bënë pjesë e një projekti të përbashkët kanë lindur edhe dyshimet për një romancë në mes tyre.

Bëhet fjalë për yjet e njohur të Hollywood-it, këngëtaren Lady Gaga dhe aktorin, Brandley Cooper të cilët morën pjesë në filmin ‘The Star is Born’, shkruan Indeksonline.

Lady Gaga ka mohuar çdo thashetheme për një lidhje të mundshme me aktorin por një fotografi që po qarkullon këto ditë në media ka shtuar dyshimet edhe më shumë.

Në këtë fotografi shihen të dy së bashku gjatë një premiere të filmit në qytetin e Los Angjelos  derisa fansat kanë vënë re buzëkuqin e Lady Gaga në mjekrën e Brandley Cooper, kjo ka mjaftuar që të shtohen dyshimet rreth një lidhje dashurie në mes tyre.

Ndryshe, Lady Gaga ditë më parë u shpërblye me çmimin ‘Oscar’ për këngën ‘Shallow’.

Ndërsa, kujtojmë që Brandly Cooper është në lidhje me modelen ruse, Irina Shayk me të cilën ka një fëmijë./Indeksonline/