75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Moldavia në 20 ndeshjet e fundit 1 fitore, marre nëse nuk fitojmë nesër

Kombëtarja e Kosovës nesër do të luaj kundër Moladavisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova është duke kaluar në formë katastrofale, ku nuk ka arritur të shënoj fitore në 10 ndeshjet e fundit, transmeton Indeksonline.

Por, më keq se “Dardanët” janë moldavët. Ata në 20 ndeshjet e fundit, kanë shënuar vetëm një fitore.

Fitorja e fundit e Moldavisë është me 6 qershor të vitit të kaluar kundër Andorrës. Kundërshtarët e Kosovës në 20 ndeshjet e fundit, kanë shënuar vetëm 6 gola dhe kanë pësuar 45 gola./Indeksonline/