Molliqaj: Ata dështuan, ne fituam
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se pavarësisht tentimit për t’i ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë e Prizren, tashmë gjykata supreme hodhi poshtë vendimin.
“Tentuan ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë dhe Prizren përmes Pronto gjyqtarit Hasan Shala. Gjykata Supreme ua hodhi poshtë vendimin. Ata dështuan, ne fituam.
Dje i arrestuan dhunshëm deputetët me urdhëra politikë, ndërsa sot i liruan. Ata dështuan, ne fituam.
Adean, Atdheun, Frashërin dhe Egzonin i dënuan me mbi 21 vjet burgim pa asnjë provë të vetme. Edhe në këtë rast, ata do të dështojnë e ne do të fitojmë” ka shkruar Molliqaj në facebook./Indeksonline/