Molliqaj del me një qëndrim, kërkon që të votohet ky kandidat për deputet
Dardan Molliqaj ka bërë thirrje që të votohet një kandidat i koalicionit AAK-PSD.
Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka sugjeruar votuesit kosovar që të votojnë për Fisnik Ismailin.
“Fisin e njoh nga viti 2011. Për shkak të profesionalizmit të tij në marrëdhënie me publikun, kemi punuar bashkë në të gjitha fushatat deri tash. Shumë shpesh nuk jemi pajtu, por asnjëherë nuk jemi ndalur. Prandaj gjithmonë kemi pasur sukses. Fisi, me kreativitetin e tij, i duhet Kuvendit të Kosovës. Pa të, Kuvendi nuk do ta kishte këtë gjallëri, prandaj votojeni ? #FI51”, ka shkruar ai.
