14:32 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Molliqaj: E papranueshme, që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se rasti i Astrit Deharit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.

 Molliqaj tha se sistemi i drejtësisë, në rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos u ndërmarrë hapa as në ndëshkimin e përgjegjësive, as në trajtimin e duhur të provave.

Më tej, ai shtoi se hetimet duhet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.

Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë.

Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit!

Hetimet duhet të vazhdojne deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit.

#drejtësipërAstritin