75 Mall Live Search
21:24 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Molliqaj: E tmerrshme sjellja e Sveçlës ndaj Pacollit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj  thotë se qasjen e Qeverisë në detyrë ndaj kreut të AKR-së është e tmerrshme.

Sipas Molliqajt, kjo gjë po bëhet vetëm që të ndalohet zgjedhja e Qeverisë së re përmes Kuvendit.

‘’Sjellja ndaj Pacollit është më zi se kurgjo tjetër. Nuk ka të drejtë Qeveria me ia ndalë rolin e deputetit. Kur  je nje zyrtar shtetëror, ki imunitete të caktuara. Nuk ka të drejtë asnjë padi ndaj deputetit. Këta po e trajtojnë kështu sepse po dojnë me ndalu Kuvendin me zgjedhë Qeverinë. Kjo është e tmerrshme’’, theksoi ai.