21:23 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / SH F

Molliqaj: Gjykata konstatoi që policia më ka arrestuar pa urdhërarrest

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili sapo u lirua nga paraburgimi pasi u arrestua pardje ka thënë se arrestimi i tij është bërë pa urdhërarrest dhe këtë e ka konstatuar edhe Gjykata.

Molliqaj rrëfeu ngjarjen prej momentin kur është takuar me policët në oborrin e T7, kreu i PSD-së i ka pyetur policët nëse kanë fletarrest, por nuk kanë pasur.

“Sapo kam zbritur nga vetura unë kam thënë a keni dokument që po më arrestoni, për një moment policia është ndalur, më kanë thënë që nuk kemi dokument që është për arrestim, por më kanë arretuar”, është shprehur Molliqaj.

“Pas arrestimit Gjykata ka konstatuar që policia më ka arrestuar pa urdhërarrest”, ka thënë Molliqaj.

Tutje, Molliqaj tregoi se fletarrestin e ka kërkuar edhe në stacionin policor, e më pas, sipas tij, prokurorja ka bërë një tjetër shkelje.

“Po e njëjta ka ndodhur edhe në stacionin policor. Para cdo hetimi e marrje në pytje, u kam thënë më paraqitni dokumentin mbi të cilin më keni arrestuar. Policia më kanë thënë se nuk kemi fletarrest. Ka filluar një panik i policisë dhe një komunikim me prokuroren, kjo lëshon një vendim të ri të jashtëligjshëm, vendimi mbi ndalimin është bërë para se me u arrestu unë, pesë minuta më herët”, ka thënë Molliqaj.