Molliqaj i reagon Muratit pasi ky i fundit opozitën e quajti “ushujza”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke i quajtur “ushujza” opozitën, të njëjtit i ka akuzuar se “i kanë thithur gjakun Kosovës, për t’u ushqyer vet”.
Lidhur më këtë ka ardhur reagimi nga kreu i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj.
Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ngjashëm, që 4 vite qeverisje të kastës së paaftë, në plagët e infektuara të Kosovës, kanë hy e janë shpërnda larva, që hanë mish për vete e lënë vrima pas.
‘’ Larvat, të njohura ndryshe si krimba, janë parazitë që rriten dhe ushqehen në dhe me mishin e kalbur ose trupat e dobësuar të organizmave të tjerë. Ato depërtojnë në brendësi të trupit dhe fillojnë të shkatërrojnë nga brenda, derisa të mos kenë më çka të hanë. Në mish brenda, ato janë të padukshme për një kohë, por efektet e tyre shkatërruese janë të pashmangshme kur dalin në sipërfaqe.Kur larvën e heq nga trupi, vrimat e mishit të ngrënë mbesin dhe lënë plagë të hapura e të infektuara jo vetëm sipërfaqësisht.Ngjashëm, që 4 vite qeverisje të kastës së paaftë, në plagët e infektuara të Kosovës, kanë hy e janë shpërnda larva, që hanë mish për vete e lënë vrima pas’’, ka thënë Molliqaj.
Më tutje Molliqaj është shprehur se të gjithë larvat që kanë zënë vend në plagëet e infektuara të Kosovës – në shpresën e popullit me mashtrime e premtime – duhet të hiqen./Indeksonline/