21:15 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj: Ja pse Albini Kurti mu “frikësua”

Dardan Molliqaj është deklaruar për herë të parë se kur ka nisur përplasja e tij me themeluesin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtin.

Ai thotë se nuk ka pas pajtime me të në disa raste. Molliqaj ka thënë se fillimi është mosbesimi i Albinit se nuk mund të fitojmë zgjedhjet.

“Unë kam besu se do t’i fitojmë zgjedhjet. Albini ishte i shqetësuar dhe ajo që mu nuk më ka pëlqy është kanë që ka nisur sulmi ndaj meje”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline

Dallime në Vetëvendosje ka pas gjithë mes niveleve të ndryshme. Problemi ka fillu në tetor të vitit të kaluar, më shumë se 13 muaj. Nuk mendojë se ka nis në mënyrën e duhur. Diskutimi ka fillu mes Albin Kurtit dhe disa prej neve aktivistëve”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Kurti kishte shqetësim se ka pretendime se unë do të bëhem kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Unë kam dyshime të qëllimeve tua”, më tha Albini.

Molliqaj ia ktheu: “Unë jam brengosur për me mi kontestu qëllimet dhe bindjet e mia”.