Molliqaj: Jam deklaruar publikisht si ateist pa bërë kalkulime elektorale, nuk më pengon fare feja

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se është deklaruar publikisht si ateist pa bërë kalkulime elektorale, pasi beson se në Kosovë duhet të krijohet një kohezion i ri ideologjik i vlerave.
“Jo vetëm sinqeritetin që është gjithmonë e rëndësishme dhe kisha pasë dëshirë të jetë pjesë e angazhimit tim, të grupit politik që jam, por përtej kësaj PSD-ja po tenton me e kriju një kohezion të ri ideologjik politik të vlerave, po do me i bashku mbrojtësit e idesë që vajzat kanë të drejt për shami me mbrojtësit e idesë të drejtat e komunitetit LGBT edhe shumë çështje të tjera që duken të palidhura me njëra-tjetrën dhe nuk duam me u duk që këto mbështetje janë kalkulative, pra unë i mbështes edhe LGBT edhe vajzat me e bartë shaminë prej perspektivës së të drejtave të njeriut”, tha Molliqaj në Klan Kosova.
Sipas tij, PSD-ja si parti politike dëshiron të dërgojë sinjalin se janë neutralë ndaj grupeve dhe ideologjive të caktuara.
“Dëshira jonë është mos e u kuptu që është as sinjal për grupet që ne po flirtojmë, por as përndjekje, përshembull unë aq sa jam kritik për ekstremizmin fetar jam për islamofobinë dhe këto i bëjë prej botëkuptimeve të vlerave, nuk i bëj prej kalkulimeve elektorale dhe besoj se në Kosovë ka nevojë për një subjekt politik që i lidhë këto dhe duhet të bashkëjetojmë edhe me vajzat me shami, edhe me LGBT-në edhe duhet t’i kundërshtojmë islamofobët dhe ekstremistët”, tha Molliqaj.
Ai thotë se besimtarët e vërtetë, ateistët e vërtetë, komuniteti LGBT i vërtetë dhe të gjitha grupet tjera, duhet ta kuptojnë se vlerat njerëzore janë mbi të gjitha.
“Nuk e di a më kushton, por më të rëndësishme e kam vendoset prej atyre, por unë besoj se më të rëndësishme janë vlerat, përshembull ne jemi i vetmi subjekt që e kemi mbështetur njohjen e Palestinës si shtet, jemi solidarizuar me palestinezët, e kemi dënuar Hamasin, nuk shkoj te Palestina prej botëkuptimit fetar e vëllazërisë myslimane, por solidaritetit njerëzor dhe human”, tha Molliqaj.