21:01 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / S Z

Molliqaj: Ka kontroll të veriut, por jo sovranitet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj,  lidhur me situatën në veri të vendit, ka shprehur shqetësimin e tij për propozimet e fundit të QUINT-it për “autonomi” në këtë zonë.

Ai ka theksuar se Qeveria ka aplikuar ligjin dhe rendin në veri, duke larguar kriminelët dhe zvogëluar korrupsionin në masën e mundshme.

Megjithatë, ai ka theksuar se këto veprime në terren kanës sjellë propozimet e aleatëve në dialog, të cilat sugjerojnë themelimin e Asociacionit në veri.

Molliqaj ka vlerësuar se kjo tregon se problemi në veri është më shumë një çështje politike sesa një çështje e zbatimit të ligjit në terren.

Ai ka theksuar se veprimet e Qeverisë në veri mund të kenë qenë për arsye  elektorale ose strategjike të dialogut.

Sipas tij, rezultati përfundimtar i këtyre veprimeve mund të jetë katastrofal për vendin.

“Qeveria e ka zbatuar rendin dhe ligjin në veri… Meqenëse paska qenë problem i ligjit dhe tash ligji po zbatohet atje dhe kriminelët janë larguar, dhe korrupsioni është zvogëluar si është e mundshme që QUINT-i po propozon autonomi për atë pjesë të vendit. Nëse po thoni se ky është problemi si është e mundshme që aleatët tanë në dialog me Kurtin po thonë se duhet ti japësh autonomi  veriut dhe jo vetëm”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai gjithashtu ka theksuar se drafti i Asociacionit është një pasojë e këtyre zhvillimeve, duke e quajtur një pranim të autonomisë për këtë zonë.

“Për bindjen tonë kjo tregon se problemi i veriut është veç politik, veprimet në terren qofshin to vetëm për arsye elektorale apo edhe strategjikë të dialogut rezultati përfundimtar është katastrofal. Rezultati i krejt veprimeve në veri është drafti i BE-së për Asociacionin”, ka deklaruar Molliqaj.

“Për mua, Kurti e ka bërë Asociacionin sepse e ka pranuar”, ka shtuar ai.