75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj: Kam plotë kritika për Kurtin dhe VV-në

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj vazhdon ta akuzojë Albin Kurtin për gjëra të ndryshme.

Ai ka thënë se ka plotë kritika si për Albin Kurtin poshtu edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj ka bërë me dije se në mbledhjen e fundit të kryesisë ka ofruar dorëheqje edhe Dardan Sejdiu.

“Unë kam plotë kritika për z.Kurti dhe për VV, por s’ka sharje.  Edhe Dardan Sejdu ka ofruar zgjedhje në mbledhjen e fundit. Ka pas kritika për organizatën dhe kam mendu që kritikat janë hala për fazën e sinqërtë. Edhe unë e kam thënë se nëse në VV është regjistruar është audio, arrihet marrëveshje për dallimet dhe problemet që i kem unë nëse pala tjetër e sheh të nevojshme tërhiqem edhe nga deputeti dhe nuk garojë kurrë për asnjë pozitë të rëndësishme, mund të jetë palidhje por për mua është shumë e rëndëisshme me gjet rrugën përpara për cka Kosovës i duhet. Unë nuk jam rob i askujt përveç bindjeve të mia politike. Njerëzit e dobtë të kqyrin me shkel, por nuk duhet ashtu, unë kam historik me ecë, ne e dimë edhe kush i ka bo betejat publike dhe jo publike. Unë jam gati me hap rrugë, megjithatë problemi u intensifiku me këto sharje”, ka theksuar ai në Klan Kosova.