21:30 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj: Këto dallime politike kisha me Kurtin

Deputeti i kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj ka folur për raportet e tij me ish- liderin e VV-së, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurtin e njeh që nga viti 2015, dhe se është rritur me politikën e tij.

Molliqaj poashtu ka thënë se ka qenë Kurti ai i cili i ka mësuar shumë gjëra.

“Unë nuk besoj se z.Kurti ka problem personal dhe të njejtën kohë nuk kam as unë problem personal. Jam rritur me politikën e z.Kurti, kam mësuar shumë nga ai. Unë nuk besojë që është çështje fajësisë, nuk e them Kurti se është fajtor, vetëm duhet t’i kthehemi në dallimet politike.  Dallimi mes meje dhe Kurtit është se çfarë lloj organizate duam në të ardhmen, dhe dallimi jonë është sipas meje është që unë besojë se VV nuk mundet me qenë e njëjta VV kur ndërrojmë me famë. Dallimi se me rritjen e VV-së, me bërjen e VV forcë politikë kjo bëhet në dy momente kryesore, kur VV mundet me tregu se mundet me bashkëpunu me parti tjera, bashkëpunimi opozitar me AAK-në e Nisma-n. Kur kam dal nga burgu kam diskutu e z.Kurti  kam thënë se VV duhet me ec tutje, tashmë me kalu me bë një transformim sepse tashmë je bërë faktor politik në skenën politike”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.

Molliqaj ka thënë se është një fundamentalizëm politk, kthim te rrënjët e VV-së edhe me metodën e punës por kthim edhe tek njerëzit.

Sipas tij, VV është zhvilluar dhe duhet të ecë përpara dhe asesi të kthehet tek “rrënjet” sic ka pretenduar Kurti.

“Unë shoh që një nevojë për një siguri absolute tek rrënjët që do t’i ofronte shumë siguri, unë mendojë që duhet ecur përpara.  Unë kam qenë pjesë e VV-së prej qershorit 2005, unë besojë se VV nuk ishte krijuar ndryshe. Unë e kam pa që kjo është tendenca e tij sepse ajo i ka jep siguri. Unë mendojë se VV na ka kalu të gjithë neve, sepse unë besojë atë që ia kam thënë UÇK-së. VV si lëvizje politike është e qytetarit të saj. Kthimi tek rrënjet është rigresion, besojë që është problematike. Dallim i jonë është poashtu edhe çështja e metodës së ndërtimit të organizatës por edhe e komunikimit.  Unë besoj se struktura e partisë, ajo duhet të punojë me njerëz që kanë gatishmëri e dije dhe kjo ka ndiku që VV të dalë e suksesshme.”, ka theksuar ai. /Indeksonline/