17:33 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Molliqaj: Kurtit i kaloi koha

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Kurti po i numëron ditët e fundit në qeveri.

Ai ka thënë se Kurti po i kthen faktet dhe realitetin sipas nevojës së tij duke mohuar e manipuluar.

Ai duke iu referuar komunikatës së Departamentit të Shtetit të SHBA-ve thotë se realiteti paralel i Kurtit e përkthen në mbështetje për vetën.

“Një ngjarje para kësaj ishte shkarkimi i Kurtit nga pozita e Kryeministrit për shkak se nuk guxoi të ballafaqohej me problemet politike të vendit. Realiteti i tij paralel e cilëson si “puç të butë” ndaj liderit revolucionar i cili imponon rregullat dhe përcakton cilësi.”, tha Molliqaj.