Molliqaj: Lajm i mirë që vendi po shkon në zgjedhje, Kosovës i duhet ndryshim
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se është lajm i mirë që Kosova po shkon në zgjedhje.
Në një postim në Facebook, ai ka shtuar se Kosovës i duhet ndryshimi dhe se PSD do të jetë subjekt që do të ndikoj në këtë ndryshim, shkruan Indeksonline.
Në fund ai tha se PSD është gati për zgjedhje.
Për më shumë lexojeni postimin e tij të plotë:
Lajm shumë i mirë që Kuvendi po shpërbëhet e vendi po shkon në zgjedhje. Paqartësive, shpifjeve e propagandave po iu vjen fundi.
Kosovës i duhet ndryshimi dhe i duhet sa më shpejt. PSD do të jetë subjekt i fuqishëm që do ta ndikojë këtë ndryshim.
Barazia, mirëqenia e zhvillimi ekonomik do t’ia zënë vendin keqqeverisjes e popullizmit.
Gati për zgjedhje dhe të përgatitur për rritje e përgjegjësi