19:17 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Lajm shumë i mirë për Lëvizjen Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj  i është gëzuar iniciativës për një takim të përbashkët mes simpatizuesve dhe GP- të kësaj partie.

Ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të kalojnë këtë krizë të krijuar tash e sa kohë, transmeton Indeksonline.

Molliqaj është shprehur i zhgënjyer nga anëtarja e kryesisë Dejona Mihali e cila ka votuar kundër kësaj iniciative.

Shkrimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.

Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.

Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.