19:28 / E Hënë, 27 Mars 2023 / LB

Molliqaj merr pjesë në marshimin për Hashim Thaçin e të tjerët

Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se do të jetë pjesë e marshimit “Marshojmë për drejtësi”, e që organizohet më 2 prill.

Molliqaj, në Facebook ka shkruar se |Më 2 prill “Marshojmë për drejtësi”, në mbështetje të UÇK-së, në solidaritet me njerëzit që janë nën akuzë.

“Fillimi i “Procesit” të Hagës nuk duhet të kalojë si një lajm i rëndomtë protokollar. Për neve që besojmë se UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ky është një proces i padrejtë pavërisisht verdiktit.” – shkroi ai.